Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka monitoruar bordin e RTK pas një kohe, duke shtuar se këtë e ka bërë pas informatave teje shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit.
Kusari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë e ka vertetuar pjesërisht me pjesëmarrjen sonte, duke thënë se do të ketë zhvillime shqetësuese.
Ndër të tjera ka shtuar se të gjithë të interesuarit do t’i mbajë të informuar.
Megjithatë, juristja e theksoi si indikacion, se buxheti i ndarë këtë vit nga qeveria është më i ulti ndonjëherë dhe që ky është trend i këtij ekzekutivi tashmë. I treti vit me radhë.