Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se 2024 do të jetë “viti më i rëndë” dhe “viti më kritik” për Kosovën.
Haziri tha se Kosova duhet të zgjedhë mes dy rrugëve dhe se “ata që kanë shpëtu në 2023-ën, këtë vit s’ka shancë me shpëtu”.
“Ka me qenë viti më i rëndë për Kosovën, viti më kritik për Republikën tonë”, tha Haziri.
“Ne kemi me zgjedhë mes ecjes drejt Perëndimit, duke u bërë të barabartë me popujt sovranë, ose kemi me stagnu dhe kemi me rrëshqitë drejt një problemi të ngrirë, i cili ka me mbetë i hapur, sepse këtë e dëshiron Kurti”, shtoi ai për T7.
Haziri tha se Kurti do të krijojë “armiq të brendshëm”. Ai tha se këto indikacione janë paralajmërim i keq për qytetarët.
“Dhe me tensionet e përhershme, për me ndejtë dikush në Qeveri, ka nevojë për armiq të jashtëm. Kur të mbyllet çështja e armiqve të jashtëm, pastaj mosvet për këtë popull. Fillojnë armiqtë e brendshëm. Sepse pasiguria juridike është bërë problem kryesor sot në Kosovë. Për një vend që s’ka kryeprokuror të shtetit, është paralajmërimi më i keq për qytetarin, për pronarin, për biznesin dhe çdokë tjetër”.