Dyshohet se rrahën një 19-vjeçar në Prishtinë, bien në pranga dy të dyshuarit

Dyshohet se rrahën një 19-vjeçar në Prishtinë, bien në pranga dy të dyshuarit

Një i ri, një muaj më parë dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona në rrugën ‘Dardania’ në Prishtinë. Të dyshuarit ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, duke shijuar kështu lirinë nga arratia, ndërsa 19-vjeçari ishte dërguar në spital për tretman mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohen dy të dyshuarit, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles