Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori dhe veprimtari i njohur, Enver Hasani e ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ai ka përshkruar frymën demokratike që Rugova ka përcjellë, duke thënë se ai dinte ta kultivonte tolerancën brenda parametrave të faktorit ndërkombëtar.
Siç shprehet Hasani, Rugova e kishte ‘lexuar’ faktorin ndërkombëtar, dhe e dinte se cilat ishin idetë dhe synimet e tyre në Kosovë, teksa shton se takimi me Millosheviqin në Beograd nuk ia rrezikoi legjitimitetin në krahasim me aktin.
“Në kamp kur ka shku, njerëzit kanë bërtit ‘UÇK’ edhe ‘Rugova’, sepse mosmarrëveshjet politike s’i kupton populli i thjeshtë. Arsyeja kryesore ka qenë një zbërthyes demokratik Lidhje Demokratike dhe ai personalisht, sepse ai e ka kuptuar dhe nuk e ka pas problem me fitu vota, ai e ka ditë saktë që e ka legjitimitetin pak të cunguar, jo shumë në krahasim me aktin që ndodhi në Beograd. Bile e patë thanë diku, ‘lërini le të marrin edhe të tjerët vota’, s’e ka pas problem. Ai e ka kultivuar tolerancën brenda parametrave të faktorit ndërkombëtar, ai i ka lexuar saktë idetë dhe çfarë synojnë ata pas lufte, të krijojnë një shoqëri e cila është tolerante ndaj mendimit tjetër dhe të gjitha ato që sot i ke në kushtetutë”, u shpreh Hasani.
Rrëfimi në vazhdim: