Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës i ka thënë shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit se një komision i incizuar nga PDK-ja ua ka dërguar në burg një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.
Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Një komision ua ka dërguar një zyrtar të lartë në burg, edhe ky i dyti do ta çojë dikë në burg”, ka thënë deputeti Tahiri.
Tahiri ka thënë kështu duke iu referuar kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili muaj më parë është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.