Atletico Madrid dhe Real Madridi kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrta, siç ndodh zakonisht, e ku rezultati pas 90 minutash ishte i barabartë 2-2, ndërsa në vazhdime Los Colchoneros shënuan dy herë për të marr kalimin në çerekfinale.
Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste shumë të mira para portës së Jan Oblak.
Në minutën 11-të ishte Jude Bellingham që goditi shtyllën, ndërsa Vinicius nuk e qëlloi portën e zbrazët.
Në anën tjetër Samuel Lino nuk gaboi në rastin e parë të mirë për Los Colchoneros, duke shënuar për 1-0 në minutën e 39-të.
Por në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Jan Oblak që gaboi në dalje dhe dërgoi një top në portën e tij për 1-1.
Edhe pjesa e dytë, sikurse e para doli të jetë e bukur dhe me gola.
Vendasit sërish morën epërsinë në minutën e 57-ye, me Alvaro Moratan që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Real Madridit për të shënuar për 2-1,
Por mbretërit arritën të barazonin në minutën e 82-të, kur Jude Bellingham asistoi bukur te Joselu që shënoi për 2-2.
Deri në fund të dy skuadrat krijuan nga një rast për gol, por që nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Fituesi erdhi pas vazhdimeve, me Los Colchoneros që shënuan dy herë, në secilën pjesë nga një gol.
Ishte Antoine Griezmann që shënoi gol të bukur për 3-2 në minutën e 100-të ndeshjes.
E dilemën për penallti e mbylli Riquelme që shënoi në minutën e 119-të për 4-2.
Atletico Madridi kaloi tutje në çerekfinale të Kupës së Mbretit pas kësaj fitoreje.