Gjendet i vdekur në trotuar një person në Malishevë, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur në trotuar një person në Malishevë, Policia nis hetimet

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Related Articles