Lajm i mirë: Ju shpëtohen sytë dy minatorëve që u lënduan nga acidi sulfurik në Trepçë

Lajm i mirë: Ju shpëtohen sytë dy minatorëve që u lënduan nga acidi sulfurik në Trepçë

Dy minatorët që rrezikonin ta humbnin shikimin, janë shëndosh e mirë.

12 minatorë ditë më parë kanë mbetur të lënduar si pasojë e derdhjes së acidit sulfurik nga bombola, brenda minierës në Stantërg.

Të lënduarit ishin transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku kishin marrë ndihmë mjekësore.

Dy prej tyre ishin me lëndime më të rënda dhe kishin marrë trajtimin mjekësor në qendrën e oftalmologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Por të njejtit ishin rikthyer për mjekim të metutjeshëm pasi ju kishin rrezikuar sytë nga acidi.

“Jepi zë” merr vesh nga burime brenda spitalit, se dy minatorëve fatmirësisht ju kanë shpëtuar sytë.

Related Articles