Nga mbrëmë në Kosovë kanë nisur reshjet e borës ku kanë mbuluar të gjithë vendin.
Kompanitë që janë të kontratkuara për mirëmbajtjen e rrugëve këtë herë janë më aktive dhe po mundohen të pastrojnë rrugët.
Megjithatë, jo pak rrugë nëpër fshatra mbesin të papastruara.
Andaj, një rast tejet i veçantë vije nga Opoja ku një banor me traktor ka nisur të pastrojë rrugët e fshatit.
Në një video të publikuar nga ATV shihet se si 71 vjeçari nga Opoja, Agush Qafleshi me traktorin e tij në mënyrë vullnetare pastron rrugët e fshatit që janë të mbuluara nga bora.