Dosja e mjekut që abuzoi me 16-vjeçaren, prindërit: Si i bëri lavazh truri!

Dosja e mjekut që abuzoi me 16-vjeçaren, prindërit: Si i bëri lavazh truri!

Euronews Albania raporton se ka siguruar dosjen hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për veprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura.

Aty theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare.

Babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vjetësh. Ai pretendon se 42-vjeçari i ka bërë lavazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij.

Babai nënvizon në kallëzimin e tij se edhe pse ishte dy vjet në dijeni të kësaj lidhjeje, nuk e kishte denoncuar, pasi vajza i kishte kërcënuar me vetëvrasje nëse ndahej.

“Në Komisariatin e Policisë Nr.1 është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datëlindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vjetësh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi.

Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojnë se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shëndetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë bërë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në kallëzim ,babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjeçare e bija mund te jetë takuar mbi 50 herë me mjekun.

Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma.

Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën, gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtar dhe është indoktrinuar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslimane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnere. Ajo pohon faktin se në moshën 14-vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi, të cilit i ka bërë me dije moshën e saj 14-vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri-tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin”.

Related Articles