Teksa përpiqej të fshihte trupin e njërit që e vrau në bodrum, ndezi zjarrin në ndërtesë që shkaktoi 76 viktima

Teksa përpiqej të fshihte trupin e njërit që e vrau në bodrum, ndezi zjarrin në ndërtesë që shkaktoi 76 viktima

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka pranuar që e ka ndezur një zjarr në Afrikën e Jugut duke vrarë 76 persona – teksa përpiqej të hiqte qafe një trup.

29-vjeçari e bëri rrëfimin shokues gjatë një hetimi publik për shkakun e zjarrit në një ndërtesë pesë-katëshe në Johannesburg në gusht të vitit të kaluar.

Burri thuhet se tha se kishte mbytur dikë në bodrumin e një pallati, përpara se t’i vinte zjarrin trupit, sipas raporteve të mediave afrikano-jugore të dëshmisë, raporton SKynews.

Ai tha se ishte përdorues droge dhe se i ishte porositur nga një shpërndarës droge që jetonte në ndërtesë që ta vriste njeriun.

Policia më vonë deklaroi se njeriu – i cili nuk u emërua – është arrestuar në lidhje me zjarrin dhe po përballet me 76 akuza për vrasje, 120 akuza për tentativë vrasje dhe zjarrvënie.

Related Articles