Në Grupin D, ndeshja më e nxehtë është ajo mes Anglisë dhe rivalëve të tyre tradicional Skocisë.
Ndeshja zhvillohet në Wembley, ku takimi i tyre i vetëm i mëparshëm në një turne të madh ishte në fazat e grupeve të Euro 1996.
Anglia e fitoi atë ndeshje 2-0 dhe gjasat janë që është në ndeshjen e sotme anglezët të dalin triumfues.
Gareth Southgate për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Phil Foden, Jason Mount, Reahem Sterling dhe Harry Kane në sulm.
Në anën tjetër Skocia i ka besuar emrave si Lyndon Dykes e Che Adams në sulm.
Angli: Pickford; James, Stones, Mings, Shaw; Phillips, Rice; Foden, Mount, Sterling; Kane.
Skoci: Marshall; O’Donnell, Hanley, Tierney; McTominay, McGinn, McGregor, Robertson; Gilmour, Dykes; Adams.