Agjencia e lajmeve shtetërore të Rusisë “Tass” ka publikuar një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, më 17 janar, ku kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i armatosin “strukturat ilegale të sigurisë” të Prishtinës me shitjen e raketave anti-tantik “Javelin”, shkruan The Geopost.
Këto pretendime të rrejshme Zakharova i bëri publike më 17 janar, pasi u dha lajmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se ShBA ka pranuar t’i shesë Kosovës raketat antitank “Javelin”.
E këtë nuk vonua ta publikonte më pas edhe mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”.
Çka deklaroi Zakharova?
“Krijimi i strukturave paralele të sigurisë, të cilat Prishtina dhe patronët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i quajnë ushtri, synon t’i shërbejë një qëllimi krejtësisht tjetër – ambicieve nacionaliste të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti… Dhe tani Uashingtoni dëshiron t’u japë armë më serioze radikalëve të Kosovës, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të ndihmojnë në forcimin e të ashtuquajturës pavarësi e tyre”.
Analiza:
Zakharova vazhdimisht bën deklarata kundër shtetësisë së Kosovës që janë në të njëjtën linjë me Beogradin, sidomos kur këto lidhën me ndihmën që Shtetet e Bashkuara ia japin një shteti demokratik siç është Kosova.
Por, pas një verifikimi vërehet se faktet qëndrojnë ndryshe dhe se deklarata e Zakharovës është dezinfromatë.
Më 18 tetor të vitit 2018 Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në ushtri të rregullt. LEXO
Në këtë datë, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.
Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, James Foggo, atëherë pati thënë se “Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, është një vendim sovran nga një shtet demokratik siç është Kosova”. LEXO
Që nga viti 2008, ushtria e Kosovës është duke u konsoliduar dhe ky proces është planifikuar të zgjasë për 10 vjet.
/The Geopost