Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i qartë politik i tyre është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar.
Kështu u shpreh ai në Mitrovicë në vizitën që sot i ka bërë degës së AAK-së në këtë komunë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në vend.
I pari i AAK-së po ashtu njoftoi se partisë së tij i janë bashkuar shumë anëtarë të rinj.