Të paktën shtatë parashutistë vdiqën dhe mbi dhjetë të tjerë u lënduan, pasi një aeroplan i vogël i modelit L-410 u rrëzua afër një pylli në rajonin Kemerovo të Rusisë, në jugperëndim të Siberisë, raportuan të shtunën mediet ruse.
Agjencia e lajmeve, TASS, duke cituar një burim të shërbimeve emergjente, tha se 17 persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi afër aeroportit “Tanay” dhe se ekuipazhi kishte dërguar shenjë për vështirësi rreth një problemi në motor.
Një zëdhënës i agjencisë ruse të aviacionit civil, Rosaviatsia, i tha agjencisë Reuters se për këtë rast ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit, por refuzoi të jepte hollësi.