Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën, siç u shpreh ai, në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Begaj përmes një postimi në Facebook tha se ndjehet krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili sipas tij, kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, ka shkruar tutje Begaj.