Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, vendosi lule në monumentin e hebrenjve martirë dhe tha se nuk duhet të ketë më përpjekje për të zhdukur kombe të tëra, duke e kujtuar Holokaustin si “kapitullin më të errët të historisë gjermane”.
“Çdo vit, më 27 janar (përvjetori i çlirimit të Aushvicit), ne përkujtojmë kapitullin më të errët të historisë gjermane: Holokaustin. Përpjekja çnjerëzore për të shfarosur popuj të tërë na kujton veprat e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë!”, ka shkruar Rode në rrjetin social X”.