Policia ka dhënë detaje rreth rastit të djegjes së veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Guriq
“Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq”.
“Në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, njofton policia.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, si dhe është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.