Hoxhaj uron Xhaferin si kryeministër të Maqedonisë Veriut: Ndikon edhe në fuqizimin e Kosovës

Hoxhaj uron Xhaferin si kryeministër të Maqedonisë Veriut: Ndikon edhe në fuqizimin e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen si shef i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Sapo telefonova dhe urova Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, që ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit!”, shkruan Hoxhaj në rrjetet sociale.

Related Articles