I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë nesër Serbinë.
Kjo u bë e ditur nga faqja e presidentit të Serbisë ku thuhet se Lajçak do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi do të mbahet nga ora 12:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, thuhet në njoftim, shkruan Tanjug.