Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka pasur “një diskutim të thellë” me kryenegociatorin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.
Lajçak shktoi se me të folën “rreth një sërë dosjesh konkrete të dialogut”, ndërsa paralajmëroi një takim të kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
“Pati një diskutim të thellë me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq rreth një sërë dosjesh konkrete të Dialogut. Ne folëm edhe për perspektivat e një takimi të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajçak në “X”.
Lajçak sot u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ndërsa nesër do të vijë në Kosovë.