Aksident në Malishevë: Lëndohen 4 persona

Aksident në Malishevë: Lëndohen 4 persona

Në orët e pasditës së sotme një aksident trafiku ka ndodhur në një nga fshatrat e Malishevës.

Lajmin e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajnin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Katër persona janë të lënduar dhe po ashtu ka dëme materiale.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lendime trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ai.

Related Articles