Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kështu bëri të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook, teksa e ka falënderuar ambasadorin Abbott për angazhimin e tij.
“Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e tij të sinqertë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, krahas thellimit të raporteve mes dy shteteve tona. Më tepër sesa një zyrtar, ambasadori Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i të cilit do të mbetet i paharruar. Faleminderit për miqësinë dhe suksese në angazhimet tua të ardhshme, i dashur Nick”, shkroi Krasniqi.
Abbott, këtë të hënë është takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili ia dhuroi një helmetë ilire.