Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u godit nga një kamion në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se këmbësorja s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, sipas Ahmetit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) .
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.