Në përvjetorin e 34-të të vdekjes së heroinës Elfete Humolli, delegacioni nga Komuna e Podujevës, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, deputetë të kuvendit dhe asamblistë, familjen Humolli, familje të dëshmorëve dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta te “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve Ylfete dhe Mentor Humolli”, në fshatin Lupç i Poshtëm.
Më 1 shkurt të vitit 1990 në fshatin Lupç të Poshtëm, Elfetja u vra nga forcat serbe, derisa ishte bashkë me demonstruesit duke kundërshtuar regjimin serb i cili po u mohonte të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në vend.
“Andaj, sot heroina Elfete Humolli u përkujtua me nderimet më të larta për guximin dhe aktivizimin në kauzën për liri dhe barazi”, ka shkruar Komuna e Podujevës.