Me pankartat ‘Kosova është Serbi’ ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë.
Në orën 10 ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku do të verifikohen mandatet.
Pas këndimit të himnit kombëtar, opozita ngriti pankarta në të cilat i dërgonte mesazh regjimit se zgjedhjet ishin të “vjedhura”. Që në fillim të seancës ata janë në këmbë dhe i fryjnë bilbilit, ndërsa progresistët janë ulur në stolat e tyre.
Deputetët e opozitës dolën me pankarta ku shkruhej: “Anuloni zgjedhjet”, “Vuçiq është kreu i mafies”, “Fitoren zgjedhore e paguani me humbjen e Kosovës”, “Tradhtia nuk ikën”, janë disa nga pankartat.
Deputeti i SNS Radoslav Milojçiq Kena në një moment iu bashkua opozitës dhe i rrëmbeu një pankartë deputetit Borislav Novaković (NPS).
Në atë pankartë shkruhej “Vuçiq kreu i mafies”.