Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten për ditën e tretë me radhë

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten për ditën e tretë me radhë

Çmimet e naftës u rritën për të tretën ditë radhazi këtë të mërkurë.

Inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën më pak se sa pritej dhe një ulje e parashikimit për rritjen e prodhimit në Amerikë – prodhuesi më i madh në botë, lehtësoi shqetësimet për mbifurnizimin potencial.

Nafta e papërpunuar Crude u rrit për 26 cent, apo në 78.85 dollarë për barrel, derisa në West Texas pati rritje për 27 cent apo 73.58 dollarë, raporton Reuters.

Të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës tregojnë që stoqet janë rritur për 670 mijë barrel brenda javës, deri më 2 shkurt, dukshëm më poshtë nga 1.9 milionë sa është parashikuar.

Deri kah fundi i shkurtit nuk pritet që të ketë rritje të prodhimit që mund ta kalojë rekordin e dhjetorit të 2023-ës.

Related Articles