Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e ” Tiranës” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja” Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.
Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit./Gazeta Enigma/