Huqja e Putinit gjatë intervistës që nuk iu shpëtoi medieve të huaja, bëri një pretendim të rremë për babanë e Zelenskyt

Huqja e Putinit gjatë intervistës që nuk iu shpëtoi medieve të huaja, bëri një pretendim të rremë për babanë e Zelenskyt

Presidenti rus Vladimir Putin bëri një huqje të madhe gjatë intervistës me gazetarin amerikan Tucker Carlson, njëherë intervista e tij e parë me një gazetar perëndimor qëkur nisi pushtimin e Ukrainës.

Gjatë intervistës, Putin tha se babai i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kishte luftuar në Luftën e Dytë Botërore, por që në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Pavarësisht dallimeve kulturore, njerëzit e ‘ndjejnë’ muzikën në mënyrë të …

Ai u përgjigj pyetjes së gazetarit kur u pyet nëse Zelensky e ka lirinë negociojë zgjidhjen e konfliktit.

“I kam thënë (Zelenskyt) ‘Volodyja, çfarë po bën pse po mbështet neo-nazizmin në Ukrainë sot, kur babai yt ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore’”, deklaroi Putini.

Pretendimet e Putinit që babai i Zelenskyt ka luftuar në Luftën e Ftohtë nuk janë të vërteta, kjo pasi babai i presidentit ukrainas Oleksandr Zelensky u lind në vitin 1947.

Ndryshe, Putin në këtë intervistë ka folur për një mori çështjes, përfshirë edhe luftën në Ukrainë derisa pushtimin e arsyetoi me disa leksione historie.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu foli edhe për raportet e Rusisë me SHBA-në, duke pretenduar se shteti rus kishte tentuar t’i normalizonte atë, madje kujtoi një bisedë me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton që Rusia t’i bashkohej aleancës ushtarake NATO.

Related Articles