Abdixhiku – Kurtit: Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë

Abdixhiku – Kurtit: Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qeverisjen e tij.

Abdixhiku tha se Kosova po futet në vitin e katërt të “pushtetit popullist”.

Sipas tij, me qeverinë Kurti “ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”.

“Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, vijon Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi se “koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetet peng kolektiv i popullizmit simbolik”.

Related Articles