Një qytetar është gjobitur me 300 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar nga Inspektorati i Prishtinës thuhet se personi në fjalë është detyruar edhe të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat.
“Inspektorati i kryeqytetit duke ndjekur ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, ka arritur të identifikojë personin si në videon e mëposhtme”.
“Në ditët në vijim inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet, prandaj kërkojmë që të gjithë të veprojmë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë organet e kryeqytetit në synimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër”, thuhet në njoftim.