Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.
Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift në Skenderaj, pasi burri u denoncua nga bashkëshortja e tij.
Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 47-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.