Stoltenberg kërkon që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Stoltenberg kërkon që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga gjuha e cila nxit në eskalim të situatës.

Ai pati edhe një mesazh për Kosovën, në konferencën e sotme, duke inkurajuar se rruga përpara mbetet dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

”Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit”.

”Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon”.

”Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”.

Related Articles