Një zjarr që shpërtheu herët mëngjesin e së enjtes në një vendbanim të improvizuar rom në Mal të Zi, vrau dy gra dhe dy fëmijë, njofton televizioni shtetëror RTCG.
Zjarri shpërtheu rreth orës 4:30 të mëngjesit në qytetin Bar, thuhet në raport. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe nuk u zbulua mosha e fëmijëve që vdiqën.
Policia e atjeshme ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare. Por ata i thanë mediave lokale se zjarri përfshiu disa barka. Kur zjarrfikësit shuan zjarrin, gjetën katër trupa.
Raportimet thanë se një nga gratë ishte 19 vjeç dhe tjetra ishte një grua e moshuar.