Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim, u bisedua mbi rrugëtimin drejt integrimit evropian të Kosovës.
Bislimi shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.
U theksua se Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e reformave.
Më tej, u diskutua edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e çështjeve të aktualitetit. Bislimi e falënderoi ambasadorin për partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve.