“Kurti duhet ta shkarkojë Bislimin e Gërvallën”

“Kurti duhet ta shkarkojë Bislimin e Gërvallën”

Opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, në Tiranë paraqet një ditë të mirë për shqiptarët.

Ai tha se fjalimi edhe i Blinkenit edhe i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ishin fjalime të fuqishme dhe fjalime diplomatike.

Sadiku foli edhe për deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili sot tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për sa i përket dinarit i ka dëmtuar marrëdhëniet Kosovë – ShBA.

“Sa i përket fjalimit të Hovenierit, ishte mjaft i qartë. Nuk mund të thotë njëra anë të thotë që ka partneritet e tjetra të thotë që s’ka. Për partneritet nevojiten të dyja anët që të jenë të të njëjtit mendim”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Sadiku tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash duhet të marrë vendime më të ashpra, duke i shkarkuar dy zëvendësat e tij, Besnik Bislimin e Donika Gërvallën.

“Tash duhet të marrë vendime pak më direkte, duhet ta shkarkojë një pjesë të stafit, apo t’ia ndërrojë pozitat atyre që merren me diplomaci. Unë mendoj që duhet edhe Bislimin edhe Gërvallën t’i shkarkojë”.

“Bislimi është i shkolluar për pako fiskale, s’ka çka merret me diplomaci. E nëse nuk i merr këta hapa, atëherë Kurti e merr përgjegjësinë”, tha ai.

Related Articles