INTERPOL shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

INTERPOL shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se selia qendrore e INTERPOL-it ka shpallur në kërkim ndërkombëtar të gjithë terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, njoftoi ministri Sveçla.

Related Articles