Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet operimit në zemër.
Në një njoftim që ka dhënë në faqen e saj të Facebook, deputetja thotë se ky intervenim do të bëhet jashtë vendit.
Me problemin që ajo ka në zemër, thotë se është diagnostikuar para dy vitesh.
“Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua”, ka shkruar Musliu.
Sipas saj me rekomandim të mjekëve kosovarë, asaj i duhet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.
“Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, ka shkruar Musli.
Njoftimi i plotë në Facebook: