Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se jo për gjithçka pajtohet me Shtetet e Bashkuara, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i quan “përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë”.
Në reagim ndaj deklaratës së djeshme të Kurtit, Haradinaj tekson se për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët.
“Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s”, thotë Haradinaj.
“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni”, shkruan ai mes tjerash.