Pal Lekaj i qetë në seancën gjyqësore: Nuk më kujtohet…!

Pal Lekaj i qetë në seancën gjyqësore: Nuk më kujtohet…!

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon Gjykimi ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Në dëshminë e tij, deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.

Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale nga prokurori Mustafa, të cilat prova janë propozuar në aktakuzë.

Related Articles