Sherri në një lokal në Graçanicë, Policia i shpall në kërkim këta persona

Sherri në një lokal në Graçanicë, Policia i shpall në kërkim këta persona

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar për përfshirje në një përleshje fizike në një lokal në Graçanicë.

Në fotografitë e publikuara nga Policia, shihen katër persona në një tavolinë.

Ata dyshohen se ishin përfshirë në një rrahje më 23 shtator të vitit të kaluar.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë./Dtvmedia

Related Articles