Prishtinë: Të moshuarit kthehen në Shtëpinë e të Moshuarve që u përfshi nga zjarri

Prishtinë: Të moshuarit kthehen në Shtëpinë e të Moshuarve që u përfshi nga zjarri

Të moshuarit janë kthyer sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë dy ditë pas shpërthimit të zjarrit në këtë objekt.

Për gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vendosur në një hotel.

Zjarri dyshohet se shpërtheu në dhomën ku qëndrojnë banorët e palëvizshëm të kësaj shtëpie, e tymi pastaj u shpërnda në të gjithë objektin, duke e bërë të pamundur qëndrimin aty.

Në vendin e ngjarjes doli Policia, e cila njoftoi se flakëve iu shpëtuan të gjithë, duke raportuar se nuk ka asnjë të lënduar.

Dyshimet e para të Prokurorisë janë që zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e njëri prej banorëve të këtij institucioni.

Prandaj, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga pakujdesia”.

Burimet brenda Shtëpisë i thanë Kiks Kosova se dyshohet se zjarri u shkaktua nga një cigare.

Related Articles