Një zjarr masiv ka vrarë të paktën katër persona në një bllok banimi në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës.
Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur, shkruan BBC.
19 persona besohet se janë ende të zhdukur ndërsa të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë lënduar.