Mezani: Ky Gjilan nuk është për këtë pozitë

Mezani: Ky Gjilan nuk është për këtë pozitë

Trajneri Gentjan Mezani është i lumtur me pikën e fituar me Gjilanin në Suharekë te Ballkani, por ka shtuar se skuadra e tij duhet të shënojë më shumë gola.

“Ishte derbi i vogël në thonjëza, sepse ne jemi në situatë kritike për të shpëtuar, kurse Ballkani lufton për të dalë kampion. Sot të dyja skuadrat bën ndeshje të mirë. Të dy grupet e lojtarëve luftuan për çdo top dhe golat e bën edhe më të bukur ndeshjen. Futbolli i Kosovës është rritur shumë dhe thuajse gjitha skuadrat janë të të njëjtit nivel. Kemi humbur 2-3 raste për gol. Ky është futbolli. Uroj që kjo ndeshje të jetë pikënisje, e jo pikëndalje. Cilësia dhe kualiteti nuk na mungon. Ky Gjilan nuk është për këtë pozitë. Uroj që fitorja të vijë nga ndeshja e radhës. Uroj edhe që të shënojmë më shumë gola sepse kemi realizuar vetëm tri herë në katër ndeshje. Ne krijuam kundërsulme të mira për shkak të hapësirave që na linte Ballkani”, deklaroi për “ArtMotion”, trajneri i Gjilanit.

Pavarësisht barazimit, Ballkani mbetet lider i Superligës me 45 pikë, dy më shumë se skuadra e Llapit e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër Gjilani renditet në pozitën e tetë me 22 pikë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles