Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka thënë se beson që lideri i Serie A, Inter, mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Nerazzurrët” arritën në finalen e këtij kompeticioni sezonin e kaluar dhe së fundmi morën një fitore të merituar me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales, duke iu falënderuar golit të Marko Arnautovic.
Ata ende kanë një punë për të bërë në ndeshjen e dytë, sidomos duke ditur rekordin e Atletico Madridit si vendas, por tani kanë avantazhin.
Rekordi i Interit në Evropë nën urdhrat e Inzaghit ka qenë mjaft i mirë dhe Spalletti së fundmi dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, duke folur për mundësitë që kanë ata për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Po, sepse ata kanë gjithçka. Stilin e lojës, balancin, kompaktësinë, pjekurinë, janë të bashkuar. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ju nuk shihni ndonjë gjest të gabuar, gjest i bezdisshëm pas një zëvendësimi apo gabimi. Ata janë një ekip. Ata stërviten mirë dhe në mesin e fushës, ata janë shumë të fortë”, ka thënë Spalletti.
Spalletti në fakt ka qenë në krye të Interit, por ata nuk ia dolën më shumë se në fazën e grupeve nën urdhrat e tij.
Rekordi i Interit nën urdhrat e Inzaghit është superior në krahasim të atij të Spallettit, Jose Mourinhos dhe Antonio Contes. Ai ka arritur që të shënojë 15 fitore në Ligën e Kampionëve ndërsa tre trajnerët tjerë numërojnë 15 sosh së bashku.