Orëve të fundit është raportuar se është në zhvillim një takim i drejtuesve të FC Ballkani dhe trajnerit Ilir Daja rreth mundësisë së ndarjes së tyre.
Por një takim të tilë për Albanian News e ka mohuar trajneri kampion: ‘Aktualisht jam në Tiranë. Kam disa çështje private për të cilat më është dashur të jem këtu. Nuk ka pasur asnjë takim në mes nesh e drejtuesve të klubit. Unë jam trajner i Ballkanit’, është shprehur Daja.
Gazeta po ashtu ka kontaktuar edhe me drejtuesit e klubit të cilët e kanë mohuar si takimin po ashtu edhe mundësinë e shkarkimit të Dajës!
Kampioni kosovar edhe pse mbanë pozitën e parë në renditje të Albi Mall Superligës, javëve të fundit ka pësuar rënie të formës dhe të rezultateve. Megjithatë mundësia që skuadra të këndellet është reale!
Nën drejtimin e Ilir Dajës, FC Ballkani doli dy herë kampion i Kosovës dhe një Superkupë e fituar (titujt e vetëm të klubit)!
Si dhe suksesi evropian, duke u inkuadrua dy herë në grupet e Conference League (e vetmja skuadër kosovare dhe shqiptare)
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, FC Ballkani aktualisht prinë në Albi Mall Superliga!