Haradinaj: Kosova sot është në udhëkryq, jemi në rrezik me humb miqësinë me ShBA-në

Haradinaj: Kosova sot është në udhëkryq, jemi në rrezik me humb miqësinë me ShBA-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova sot gjendet në një udhëkryq dhe po rrezikon humbjen e gjërave që i ka arritur deri më tani, raporton Gazeta “Enigma”.

Hradinaj tutje ka theksuar se “në një situatë të tillë, është obligim i yni forcimi i alternativës politike që i jep fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

“Kosova sot është në udhëkryq, është në një fazë vendimtare politike. Orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. Sot jemi në prag të humbjes së mbështetjes së partnerëve strategjikë, posaçërisht të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë pasoja katastrofike për vendin”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shtuar se kryesia e Aleancës në qytetin e Pejës, ku edhe u krijua fillon ciklin e diskutimeve për veprime konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të bashkimit, i cili tashmë ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore.

“Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja”, tha Haradinaj.

“Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën, është i pandryshueshëm, pavarësisht kush mund të jetë në qeveri sot apo nesër. Dhe për të ndodhur kjo, para nesh dalin disa detyra urgjente. E para ta rikthejmë dinjitetin e njeriut që po shkilet pamëshirshëm nga kjo kastë qeverisëse, demokracinë në vend, ta ndalim trendin shqetësues të emigrimit dhe Kosovën ta përshtatim për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s”, ka përfunduar ai. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles