Analisit i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Alban Lumi ka treguar se kush ishte pengesa e vetme e Ilir Dajës te skuadra e Ballkanit.
Lumi ka treguar që ish ndihmësi i Dajës, Artim Polozhani,ishte ai me të cilin Daja kishte krisur raportet.
‘Është koha ta themi publikisht, Ilir Daja kishte një pengesë ajo pengesë ishte Artim Pollozhani dhe gjatë përgaditjeve trajneri Daja vendosi për pjesën e dytë të kampionatit ta largojë nga ekipi i trajnerëve Pollozhanin dhe Arim Pollozhani ka vazhduar të mbetet pjesë e Ballkanit deri sot’ tha Lumi.
Kur jemi te Ballkani, kujtojmë që sot drejtuesit e këtij klubi ia vazhduan kontratën deri në verën e vitit 2026, trajnerit Ilir Daja.