Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën, me samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë, e ku i pranishëm do të jetë presidenti Volodoymyr Zelensky.
Rama theksoi theksoi se Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase në një takim solidariteti.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Kryeministri shqiptar do ta pret në takim Zelenskyn duke filluar nga ora 09:00.
Përndryshe, Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.