Familjarët e 26-vjeçarit, Shkumbin Hebibaj, në ceremoninë mortore kanë njoftuar se ia falin gajkun familjes Kllokoqi-Berisha.
26-vjeçari mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep doren. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent, sipas pamjeve të publikuara nga Insajderi.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Y.Berisha.